Drita nxjerr barazim në Lituani

Kampionia e Kosovës, Drita, ka marrë një rezultat të vlefshëm në ndeshjen e parë të raundit kualifikues për Ligën e Kampionëve, duke barazuar 1:1 në udhëtim ndaj skuadrës lituaneze Kauno Zalgiris.

Ndeshja e zhvilluar në Kaunas ka nisur më mirë për vendasit, të cilët kanë kaluar në epërsi në minutën e njëzet e katërt. Pas një goditje nga këndi, topi është devijuar nga Rokas Lekiatas, ndërsa Amine Benchaib është gjendur në vendin e duhur për ta dërguar në rrjetë dhe për t’i dhënë avantazhin Kauno Zalgiris.

Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë, ndërsa Drita ka hyrë në fraksionin e dytë në kërkim të golit të barazimit.

Skuadra gjilanase është shpërblyer në minutën e tetëdhjetë e dytë. Raddy Ovouka ka harkuar në zonë, ndërsa Blerim Krasniqi është shkëputur mbi mbrojtësit kundërshtarë dhe ka shënuar me kokë, duke e dërguar topin në anën e djathtë të portës për rezultatin përfundimtar 1:1.

Ky barazim i jep Dritës një avantazh të rëndësishëm para ndeshjes së kthimit, e cila do të zhvillohet në Kosovë.

Go to TOP