​KQZ-ja nesër i certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të mërkurën do të bëjë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor.

Kështu ka bërë të ditur për Klan Kosova zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.

“Të mërkurën (8 korrik 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor”, tha Elezi.

Ai potencoi se kjo mbledhje u caktua pasi Gjykata Supreme vendosi mbi ankesat e paraqitura në këtë institucion.


Go to TOP