“Ka shumë për t’i dhënë vendit”, Joseph takon Osmanin

Profesori amerikan Edward Joseph ka zhvilluar një takim në Prishtinë me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajmin e ka bërë të ditur Joseph përmes rrjeteve sociale, transmeton kosova.info

“Një takim i mrekullueshëm kokë më kokë në Prishtinë me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë kaq shumë për të ruajtur marrëdhëniet me SHBA-në. Ajo ka ende shumë për t’i dhënë vendit të saj”, shkroi ai.

Rreth këtij takimi ka shkruar edhe ish-presidentja e vendit.

Ajo në Facebook theksoi mes tjerash se “hjithmonë një kënaqësi të shkëmbej mendime me miqtë e Kosovës”.

Go to TOP