Vazhdon faza nokaut e Botërorit, Norvegjia përballë Bregut të Fildishtë

Faza e eliminimit direkt në Kupën e Botës 2026 po vazhdon me përballje, ndërsa në stadiumin e Arlingtonpo zhvillohet ndeshja mes Norvegjisë dhe Bregut të Fildishtë.

Fillimi i pjesës së parë është karakterizuar nga një posedim i balancuar i topit dhe një lojë e përqendruar kryesisht në mesfushë, me të dyja skuadrat që po tregohen të kujdesshme në fazën mbrojtëse dhe po kërkojnë momentin e duhur për të rrezikuar portën kundërshtare.

Kjo sfidë i takon fazës së 1/16 së finales, ku tridhjetë e dy ekipet e kualifikuara synojnë të sigurojnë një vend mes gjashtëmbëdhjetë më të mirave të turneut.

Deri tani, kalimin në fazën e ardhshme e kanë siguruar Kanadaja, Brazili, Paraguaji dhe Maroku, të cilat tashmë presin kundërshtarët e tyre në raundin e ardhshëm.

Ndërkohë, programi i mbrëmjes sjell edhe një tjetër duel të fortë, ku Franca do të përballet me Suedinë.

Go to TOP