Çështja e gazit, Gashi: VV ishte kundërshtuesja kryesore e gazifikimit të thëngjillit, s’e kemi fuqinë t’i votojmë projektet amerikane
Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se, vendi, s’e ka fuqinë institucionale, politike apo ekonomike për të vonuar projekte me interes strategjik amerikan, dhe se, siç ka thënë ai, një devijim nga kjo kornizë e vendos Kosovën në rrezik të izolimit ekonomik dhe politik.
Gashi, ka thënë edhe se, sfidë thelbësore është mungesa e një strategjie serioze shtetërore për energjinë.
‘’ Për hir të së vërtetës, Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kundërshtuesja kryesore e projektit të gazifikimit të thëngjillit të udhëhequr nga gjenerali Wesley Clark gjatë periudhës 2013–2020’’, ka shkruar ai mes tjerash.
