Bayern arrin marrëveshje për transferimin e Nathaniel Brown

Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Eintracht Frankfurt për transferimin e mbrojtësit të krahut Nathaniel Brown.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka raportuar se kampioni gjerman do të paguajë pesëdhjetë e pesë milionë euro për kartonin e lojtarit.

Sipas Romanos, marrëveshja mes klubeve tashmë është arritur, ndërsa kushtet personale me futbollistin ishin dakorduar prej disa javësh. Për këtë arsye, transferimi i Brown te Bayern nuk ishte vënë asnjëherë në dyshim.

Mbrojtësi gjerman pritet të bëhet përforcimi i dytë i madh i Bayern gjatë kësaj vere, pas transferimit të Ismael Saibari nga PSV Eindhoven.


Go to TOP