Himni që nuk këndohet: Pse i Bosnjës, Kosovës dhe Spanjës nuk kanë tekst?
Kur këndohet himni i Bosnje e Hercegovinës, lojtarët shpesh qëndrojnë në heshtje, jo në shenjë proteste, por sepse himni nuk ka tekst. Arsyeja lidhet me ndarjet politike dhe etnike të pasluftës.
Por, Bosnja nuk është rasti i vetëm në rajon: edhe Kosova, që nga shpallja e pavarësisë më 2008, ka një himn zyrtar pa fjalë, të zgjedhur si simbol i karakterit shumetnik të shtetit.
Në Evropë, edhe Spanja është ndër vendet e pakta me himn instrumental.
Por, ndryshe nga Kosova dhe Bosnja, rasti i saj lidhet më shumë me historinë e himnit sesa me ndarjet e brendshme politike. /REL/
