Kosova me delegacion të ri në Kampionatin Ballkanik U15 & U19 të pingpongut në Elbasan

Kosova do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik U15 & U19 të pingpongut, i cili do të mbahet në Elbasan duke përfaqësuar vendin me një delegacion të përbërë nga sportistë të rinj dhe staf teknik.

Në kategorinë U19 për meshkuj do të garojnë Andis Qeku, Akil Mahmuti dhe Ibrahim Maloku, ndërsa tek U19 femra përfaqësohen Taibe Ruli, Anisa Domaniku dhe Jona Hashani.

Në U15 meshkuj janë të përfshirë Rejan Krasniqi dhe Olti Behluli, kurse në U15 femra do të garojnë Zana Bllaca, Lira Hashani dhe Sara Hoxha.

Stafi teknik i ekipit përbëhet nga trajnerët Naser Hasani (U15 F), Fitim Krasniqi (U15 M), Anda Qeku (U19 M), Ridvan Hashani (U19 F), si dhe delegati Besim Hajdari. Po ashtu, në këtë kampionat do të marrin pjesë edhe 7 gjyqtarë nga Kosova për të ndarë drejtësinë në ndeshje.

Ky kampionat konsiderohet një mundësi e rëndësishme për zhvillimin e sportistëve të rinj duke u ofruar atyre përvojë ndërkombëtare dhe testim në nivel ballkanik.

Shorti për të gjitha grupmoshat mund të gjendet në linkun zyrtar të Unionit Ballkanik të Pingpongut: https://balkantabletennisunion.com/2026/05/29/2328/

Kosova synon paraqitje dinjitoze dhe suksese në këtë garë rajonale. /Kosova.info/


Go to TOP