Agron Maxhuni dhe Valentina Sopjani, anëtarët e rinj të KGJK-së nga gjykatat e shkallës së parë

Gjyqtarët Agron Maxhuni dhe Valentina Sopjani janë zgjedhur anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nga radhët e gjykatave të shkallës së parë.

Dy gjyqtarët u zgjodhën në pozitën e anëtarit të KGJK-së, në tubimin qendror që u mbajt të martën, pas zhvillimit të procesit të brendshëm në gjykata themelore, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në proces të votimit, nga 354 gjyqtarë me të drejtë vote, morën pjesë 303 gjyqtarë. Nga 303 fletëvotimet, një ishte i pavlefshëm.

Sa i përket votave të kandidatëve fitues, Agron Maxhuni mori 204 vota, kurse Valentina Sopjani mori 212 vota.

Në anën tjetër, dy kandidatët tjerë: gjyqtarja Diora Bajrami mori 64 vota dhe Ilir Bytyqi 84 vota.

Mandati i anëtarëve të rinj fillon më 8 korrik pas përfundimit të mandati të dy anëtarëve aktual (më 7 korrik).

Go to TOP