Kujtohet jeta dhe vepra e poetit Xhevdet Bajraj

Rahoveci ka mirëpritur festivalin poetik “Muzat e Vreshtave”, një aktivitet i dedikuar poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj, i cili organizohet çdo vit në përvjetorin e vdekjes së tij, me qëllim ruajtjen e kujtimit për jetën dhe veprën e tij letrare.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e këtij festivali për promovimin e kulturës dhe trashëgimisë letrare, megjithëse u ngrit edhe shqetësimi për numrin e ulët të lexuesve në kohën e sotme. Në kuadër të aktivitetit, u vizituan edhe muzeu i masakrës së Krushës dhe shtëpia-muze e Ukshin Hotit.

Rahoveci ka mirëpritur festivalin poetik “Muzat e Vreshtave”, një aktivitet që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj. Ky festival organizohet në përvjetorin e vdekjes së poetit, me qëllim të ruajtjes së kujtimit për jetën dhe veprën e tij letrare.

“Sivjet kemi fIllu edhe me aktivitetin e festivalit poetikë Muzat e Vreshatave ky festival shënohet d.m.th., për datën e vdekjës se poetit Xhevdet Bjara i cili ka jetu në Mexico dhe ka vdekë atje ne e shënojmë këtë ditë si simbolikë pëe të kujtuar poetin dhe veprat e tij letrare”, tha Hazir Luta, kryetari i klubit “Xhevdet Bajra”.

“Unë për veti e vlerësojë shumë mirëpo e meta më e madhe është që lexues ka pakë sepse shumica janë të dhanun mas telefonit ku ta di unë”, thotë Mustafë Hoti, ish-mësimdhënës.

“Për mendimin tim është shumë i mirë edhe ka vlerë që e ngritë kulturën Xhevdet Bajra është vetëm një emër që e ka dhanë kontributin e e vet por ne që e pasojmë pastaj duhet të punojmë edhe për brezat e ardhshëm”, pohoi Fadil Javori,  kryetar i shoqatës për kulturë dhe letërsi ” Tafil Kelmendi”.

Në kuadër të festivalit pjesëmarrësit vizituan edhe Muzeun e masakrës së Krushës dhe Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit.


Go to TOP