Leon Halili fiton turneun ‘Dita e Çlirimit të Klinës’
Klubi i Boksit “KASTRIOTËT” nga Klina me 21 qershor 2026 organizoi turneun tradicional të boksit “Dita e Çlirimit të Klinës”, në Palestrën e Sporteve “Adem Jashari” Klinë, me fillim nga ora 15:00 me paraduele dhe ne ora 15: 30 me duelet zyrtare.
Ky aktivitet u organizua në nderim të Ditës së Çlirimit të Klinës dhe synon promovimin e boksit, vlerave sportive dhe angazhimin e gjeneratave të reja në sport.
Përveç boksierëve nga klubet e Kosovës, në këtë turne do të marrin pjesë edhe boksierë nga Mali i Zi dhe Shqipëria , duke i dhënë garës karakter ndërkombëtar.
Në fund juria shpalli dhe më të mirët e turneut:
Boksieri me i mire turneut : LEON HALILI – K.B.”Gollaku” Prishtinë
Boksieri me i mire vendor : REDON MORINA – K.B.” Kastriotët” Klinë
Boksieri me i mire i huaj: FESTIM HAMZA – Shqipëri
Tekniku me i mire: MUHAMET GASHI –K.B.” Gollaku” Prishtinë
Çifti më luftarak: ERDI OSMANI K.B.”Gati për të Gjëmuar” Ferizaj – RUBIN CENGU ,Shqipëri,Boksieri me prespektive : AHMET BALIC – Mali i Zi.
Zyrtarët e turneut
Gjyqtarët:
• Agim Tahiraj
• Agim Shala
• Fadil Bekteshi
• Granit Qorri
• Luan Krasniqi
Delegat: Sylejman Voca
