Kosova dhe Britania e Madhe – karahasim dhe përqasje e demokracive, e kulturave qeverisëse

Shkruan: Muhamet HAMITI

Kur e thua atë që po e shohim të gjithë, se në këto gjashtë vite qeverisjeje, Albin Kurti me Qeverinë e tij të Vetëvendosjes ka dështuar në të gjitha fushat, e ka katandisur Kosovën keq, ai dhe partia e tij i nxjerrin shifrat e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare si argument pse janë të mirë. Janë të mirë sepse po i do populli, thonë ata, pa marrë parasysh dështimet e vazhdueshme në fushë të ekonomisë, të arsimit, të shëndetësisë, të politikës së jashtme. Përjetuam sanksione të ashpra financiare të BE-së: na u pezulluan fonde të BE-së prej rreth 700 milionë eurosh. Ka pasur korrupsion masiv qeveritar, shkelje serike të Kushtetutës, në këto vite. Megjithatë, përkundër këtyre dështimeve kolosale, në më pak se 18 muaj, Kurti dhe VV-ja dolën fitues të pakontestueshëm në tri palë zgjedhje parlamentare.

Shiheni shembullin e një demokracie të vjetër, siç është Britania e Madhe, për ta parë se fitorja e thellë në zgjedhje nacionale nuk të jep garanci të qëndrimit në pushtet, as në krye të partisë qeverisëse.

Keir Starmer, kryeministri britanik, dha dorëheqje sot mbas pakënaqësive për rezultatet e dobëta të qeverisjes së tij dyvjeçare.

Para dy vitesh, nën drejtimin e tij, Partia Laburiste fitoi me rezultat të thellë, i dërmoi partitë rivale, duke fituar 63% të deputetëve në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit britanik.

Pakënaqësitë për mënyrën se si e ka drejtuar Qeverinë Stramer u rritën brenda partisë së tij.

Fitorja e thellë para dy vitesh nuk u përmend si arsye pse ai duhet të vazhdojë ta drejtojë Partinë Laburiste dhe Qeverinë.

Gjatë verës do të ndodhë procesi i zgjedhjes së liderit të ri të Partisë Laburiste i cili do të bëhet kryeministër i ri i vendit. Keir Starmer do të vazhdojë të jetë Kryeministër në detyrë deri atëherë.

Në Kosovë, në 18 muajt e fundit kemi qenë në kohën më të madhe me Qeveri në detyrë, me Kryeministër në detyrë. Jemi edhe tani.

Britania e Madhe deri në vjeshtë do ta ketë kryeministrin e 7-të brenda 10 vitesh.


Go to TOP