Nagelsmann: Kjo ishte fitore e gjithë grupit, Undav e ka golin në ADN

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, e ka vlerësuar paraqitjen e ekipit të tij pas fitores dramatike 2-1 ndaj Bregu i Fildishtë, sukses që i siguroi “Pancerëve” kualifikimin në fazën e ardhshme të Kupës së Botës 2026.

Gjermania arriti të përmbysë rezultatin në minutat e fundit falë dy golave të Deniz Undav, duke siguruar një triumf me peshë për skuadrën e Nagelsmannit.

“Fitorja në minutat e fundit ishte diçka më emocionale. Për mua, kjo ishte një fitore e të gjithë grupit, një grup në të cilin të gjithë lojtarët e kuptojnë se kanë vlerë brenda të tërës”, deklaroi Nagelsmann pas ndeshjes.

Tekniku gjerman ndau edhe lëvdata të veçanta për heroin e mbrëmjes, Undav, autor i dy golave vendimtarë.

“Ai është thjesht një sulmues me gjak të pastër. Golat janë në ADN-në e tij. Po mendoj veçanërisht për golin e dytë, kur ai u shkëput në mënyrë të përkryer nga mbrojtësi. Më pas erdhi edhe një krosim i shkëlqyer nga Nadiem Amiri, i cili ishte i jashtëzakonshëm. Ai është lloji i sulmuesit që e di gjithmonë se ku ndodhet porta”, tha Nagelsmann.

Me këtë fitore, Gjermania siguroi kalimin në fazën tjetër të Botërorit, duke i dhënë fund një periudhe zhgënjyese pas eliminimeve në fazën e grupeve në edicionet e vitit 2018 në Rusi dhe 2022 në Katar.


Go to TOP