Hoti: Pse frikësoheni nga qytetarët? Partneriteti me SHBA-në është themel i shtetit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar sërish lidhur me debatet për projektin e gazit duke akuzuar Qeverinë se po injoron reagimet e partnerëve amerikanë, por po shqetësohet nga zëri i qytetarëve dhe thirrjet për protestë.

Hoti tha se është e çuditshme që nuk janë marrë parasysh reagimet e zyrtarëve të Administratës Amerikane dhe të Odës Ekonomike Amerikane, ndërsa, sipas tij, reagimi ka ardhur menjëherë sapo është përmendur mundësia e protestave qytetare.

“Çuditërisht, për çështjen e gazit nuk dëgjuan reagimet e zyrtarëve të Administratës Amerikane dhe Odës Ekonomike Amerikane, por u ra në vesh menjëherë sapo u përmend zëri i qytetarëve dhe protesta. Pyetja është e thjeshtë: pse frikësoheni nga qytetarët?”, ka shkruar Hoti.

Ai theksoi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të trajtohet si çështje e politikës ditore duke e cilësuar atë si themel të shtetit të Kosovës.

“Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është politikë ditore, por është themel i shtetit tonë”, u shpreh Hoti. /Kosova.info/

Go to TOP