Zhduket një 55-vjeçar në Ferizaj, çka tha gruaja e tij kur e raportoi rastin?

Një person është raportuar si i zhdukur në fshatin Slivovë të Ferizajt.

Sipas njoftimit, më 19.06.2026, rreth orës 08:30, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj 55-vjeçar, ka dalë nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Ankuesja ka deklaruar se bashkëshorti i saj është me të meta mentale dhe se edhe më herët kishte dalë nga shtëpia, por ishte kthyer.

Kësaj radhe, sipas saj, nuk dihet se ku gjendet bashkëshorti i saj 55-vjeçar.

Rasti është duke u hetuar nga organet e rendit.

Go to TOP