Bie për disa centë çmimi i naftës në Kosovë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve të naftës për sot.
Sipas njoftimit, çmimi për naftë është 1 euro e 40 centë për litër, teksa i benzinës 1 euro e 33 centë.
Krahasuar me dje, nafta është 3 centë më lirë, teksa benzina 2 centë.
Kurse çmimi i gazit është 0.67 centë.

