Mbahet konferenca me moton ‘Gratë në Biznes në Kosovë’

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), me mbështetjen e Zyrës së Kryeministrit, Dhomës Ekonomike të Grave të Kosovës dhe UN Women, sot do të organizojë konferencën “She Rises 2026”, me moton “Gratë në Biznes në Kosovë – një dekadë progresi dhe vizion për të ardhmen”, që i dedikohet grave ndërmarrëse.

Në këtë konferencë do të flasin: Albin Kurti, Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës; Cyprien Francois, Shef në detyrë i Zyrës së BE-së në Kosovë; znj. Anu Prattipati, e Ngarkuara me Punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Po ashtu do të flasin edhe Mimoza Kusari-Lila, Ministre në detyrë e MINTI-t, Lendita Kastrati nga G7, Saxhide Mustafa nga Forumi Ekonomik i Grave dhe Vlora Tuzi Nushi nga UN Women.

Go to TOP