Rudiger: Kritikat ndaj meje sjellin klikime

Mbrojtësi i Gjermanisë, Antonio Rudiger, ka deklaruar se nuk e shqetëson imazhi i “personazhit negativ” që i është krijuar ndër vite, duke theksuar se kritikat dhe debatet rreth tij gjenerojnë interes të madh në rrjetet sociale.

Futbollisti i Real Madridit, i cili së fundmi rinovoi kontratën me klubin spanjoll edhe për një vit tjetër, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për stilin e tij agresiv të lojës dhe përplasjet me kundërshtarët apo gjyqtarët.

“Respektoj çdo mendim dhe çdo kritikë serioze. I kam pranuar gabimet e mia në të kaluarën dhe kam kërkuar falje kur ka qenë e nevojshme. Por ndonjëherë gjërat ekzagjerohen. Kur flitet shumë për dikë në rrjetet sociale, kjo sjell klikime dhe interes. Në fund, emri im gjeneron shumë vëmendje”, deklaroi Rüdiger në konferencën për media.

Mbrojtësi 33-vjeçar ka qenë pjesë e disa polemikave gjatë karrierës. Në vitin 2025 ai u pezullua për gjashtë ndeshje pasi hodhi një objekt në drejtim të arbitrit në finalen e Kupës së Mbretit në Spanjë, veprim që u kritikua ashpër edhe nga drejtori i kombëtares gjermane, Rudi Voller.

Një tjetër episod që u komentua gjerësisht ishte sjellja e tij në ndeshjen kundër Japonisë në Kupën e Botës 2022, kur vrapimi i tij me gjunjë të ngritur u interpretua nga shumë analistë si arrogant dhe mungesë respekti ndaj kundërshtarëve.

Aktualisht, Rudiger nuk është më zgjedhja e parë në qendër të mbrojtjes së Gjermanisë, pasi vendin e tij e ka marrë Jonathan Tah.

Megjithatë, ai është shprehur i qetë me rolin e tij në skuadër, teksa Gjermania përgatitet për ndeshjen e dytë të Grupit E në Kupën e Botës 2026 kundër Bregut të Fildishtë.

Gjermanët e nisën në mënyrë spektakolare turneun, duke shkatërruar Kusasaon me rezultat 7:1.

Duke folur për krahasimet me mbrojtës të njohur si Sergio Ramos dhe Pepe, Rudiger tha se në Spanjë lojtarët me karakteristika të forta shpesh vlerësohen më shumë sesa kritikohen.

“Në rrjetet sociale duket sikur unë jam gjithmonë personazhi negativ. Në Spanjë, shumë nga ndërhyrjet dhe paraqitjet e mia janë festuar nga tifozët. Ka pasur ndeshje ku pas ndërhyrjeve të mia publiku ka thirrur emrin tim. Le të mbetet rrjetet sociale ajo që janë, ndërsa ne të vazhdojmë të jetojmë në botën reale”, përfundoi ai.

Go to TOP