Gjendet pa shenja jete një burrë në Mitrovicë

Një rast i rëndë është shënuar të mërkurën pasdite në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë.

Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ndërsa me rekomandim të prokurorit dhe kërkesën e familjarëve, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore

Rasti është iniciuar si “Hetim i Vdekjes”, derisa hetimet po vazhdojnë.

“Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Me rekomandim të prokurorit dhe kërkesën e familjarëve, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e policisë.

Go to TOP