Kongo befason Portugalinë, barazim historik në debutim pas 52 vitesh

Kongo ka siguruar një pikë të madhe në debutimin e saj në Kupën e Botës pas 52 vitesh, duke barazuar 1–1 ndaj Portugalisë në Grupin K.

Portugalia kaloi në epërsi që në minutën e 6-të me golin e Joao Neves, pas një asisti të Pedro Netos, duke konfirmuar nisjen e mirë të ndeshjes për “Seleçao das Quinas”.

Megjithatë, Kongo reagoi fuqishëm në pjesën e parë dhe arriti të barazojë në minutat e fundit, kur Yoane Ëissa shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke realizuar golin e parë historik të vendit në një Kupë Bote.

Në pjesën e dytë, Portugalia tentoi të rikthehej në epërsi me disa raste të rrezikshme nga Francisco Conceiçao, Joao Cancelo dhe Cristiano Ronaldo, por pa sukses përballë një mbrojtjeje të organizuar të kongolezëve dhe portierit Lionel Mpasi.

Ndeshja u mbyll 1–1, me Kongon që merr një pikë të madhe historike dhe Portugalia që mbetet me vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit hapëse në Botëror.

Go to TOP