Mërgata i dha mbi 75 për qind të votave, VV: Një pjesë e rëndësishme në fitore edhe mbështetja juaj e madhe
Lëvizja Vetëvendosje, ka falënderuar mërgatën pas përmbylljes së numërimit të votave me postë dhe atyre në përfaqësi diplomatike, ku kjo parti ka dalë e para.
VV-ja, është shprehur falënderuese ndaj qytetarëve të vendit dhe mërgatës.
“Një pjesë e rëndësishme në këtë fitore është edhe mbështetja e madhe nga mërgata jonë. Nga 104 mijë 829 vota të vlefshme gjithsej sa ishin, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka marrë 78 mijë e 792 apo mbi 75%”, është deklaruar nga VV-ja, ndër tjerash. /Kosova.info/
