Theret me thikë një person në Fushë Kosovë
Një rast i rëndë është shënuar të martën pasdite në rrugën “Metush
Krasniqi” në Fushë Kosovë, ku një person ka mbetur i therur me thikë.
Policia, përmes raportit zyrtar, ka bërë të ditur se një burrë është
arrestuar në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa viktima është dërguar për
trajtim mjekësor në QKUK.
Bëhet e ditur se thika është gjetur në vendin ku ka ndodhur rasti, dhe e njëjta është konfiskuar.
Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
