Drita mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Kampionia e Kosovës, Drita, ka mësuar kundërshtarin e saj në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Skuadra gjilanase do të përballet me ekipin lituanez Kauno Zalgiris në fazën e parë kualifikuese të garës më prestigjioze për klube në Evropë.

Sipas shortit të hedhur të martën nga UEFA, ndeshja e parë do të zhvillohet në Lituani, ndërsa takimi i kthimit do të luhet në Kosovë, ku Drita do të kërkojë ta shfrytëzojë përkrahjen e tifozëve për të siguruar kualifikimin në raundin e ardhshëm.

Drita synon një paraqitje sa më të suksesshme në arenën evropiane dhe kalimi i këtij raundi do të ishte një hap i rëndësishëm drejt objektivave të klubit në këtë edicion.

Go to TOP