FIFA do të paguajë arbitrin somalez Omar, pavarësisht se nuk u lejua të hyjë në SHBA

Arbitrit nga Somalia, Omar Artan, i cili u ndalua të hyjë në SHBA për të gjykuar ndeshjet e Botërorit do të marrë kompensimin e plotë nga FIFA i parashikuar për turneun, një lajm ky që publikohet nga rrjeti britanik BBC.

Ditën e hënë Omar Artan u mor në pyetje për 11 orë nga autoritet amerikane të emigracionit në aeroportin ndërkombëtar të Miamit përpara se të informohej se nuk do të lejohej të hynte në vend teksa pasaporta diplomatike dhe viza për në SHBA u refuzua.

Një funksionar i qeverisë amerikane shpjegoi se Artan nuk iu lejua të hyjë në vend pasi dyshohej për bashkëpunim me anëtarë të organizatave terroriste.

‘I kisha të gjitha dokumentat në rregull. Kisha vizë të rregullt-deklaroi më vonë arbitri-jam thjesht një arbitër që kërkon të bëjë realitet ëndrrën e tij, ëndrrën më të madhe në jetë; pjesëmarrjen në botëror’

Pasi mori avionin për në Turqi, Artan mori asistencën e funksionarëve të FIFA në Stamboll përpara se të udhëtonte drejt Mogadishos, kryeqyteti i Somalisë, ku u prit si një hero. Ëndrra për të arbitruar një ndeshje botërori është shtyrë për momentin, por të paktën portofoli i tij nuk do të paguajë pasojat.

Go to TOP