Botërori 2026 vazhdon sot me tri superndeshje, në fushë zbresin Brazili dhe Zvicra

Pas ndeshjeve hapëse të Kampionatit Botëror 2026, spektakli vazhdon edhe sot me tri përballje interesante në fazën e grupeve. Tifozët e futbollit do të kenë mundësinë të ndjekin disa prej kombëtareve më të njohura në garën më të madhe të futbollit.

Sipas programit zyrtar, sot zhvillohen këto ndeshje:

Katari – Zvicra (Grupi B)

Brazili – Maroku (Grupi C)

Haiti – Skocia (Grupi C)

Ndërkohë, në ndeshjet e deritanishme, SHBA-ja e nisi me fitore bindëse aventurën në Botërorin 2026 duke mposhtur Paraguain me rezultat 4:1, ndërsa Kanadaja barazoi 1:1 me Bosnje e Hercegovinën.

Vëmendja më e madhe sot pritet të jetë te dueli mes Brazilit dhe Marokut, ku pesë herë kampionët e botës synojnë ta nisin me fitore rrugëtimin drejt trofeut të gjashtë botëror. /Kosova.info/

Go to TOP