Prishtina, gati për spektaklin evropian të 3×3

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po bëhet gati për spektaklin ndërkombëtar të FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier 2026.

Kjo është hera e tretë radhazi që kjo garë organizohet në vendin tonë, duke përkushtuar besimin e madh që ka FIBA ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare.

Në këtë event ndërkombëtar do të marrin pjesë 12 shtete, shtatë te meshkujt dhe pesë te femrat.

Fituesi siguron biletën për në FIBA 3×3 Europe Cup 2026 që do të mbahet në Antwerp të Belgjikës.

Shtetet pjesëmarrëse: Kosova, Shqipëria, San Marino, Qipro, Azerbajxhani, Malta dhe Irlanda te meshkujt dhe Kosova, Azerbajxhani, Malta, Qipro dhe Irlanda te femrat.

Kosova shpreson që me përkrahjen e publikut do të ketë sa më shumë suksese në këtë turne të rëndësishëm evropian.

Te Kosova meshkujt do të paraqiten: Adhurim Aliaj, Rron Dahsyla, Rron Ukaj dhe Edmond Kryeziu, kurse te femrat: Agnesa Rrahmani, Enisa Kamerolli, Merisa Bilalli dhe Vesa Krasniqi.

Turneu organizohet më 13-14 qershor në zemër të Prishtinës, sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në ditën e shtunë ndeshjet janë nga ora 14:00 deri në ora 20:00, derisa të dielën zhvillohet ndeshjet gjysmëfinale dhe finalet në të dyja konkurrencat.

Go to TOP