Zhduket një grua në Prizren, Policia nis hetimet

Një grua është raportuar e zhdukur dy ditë më parë në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesja ka njoftuar Policinë se e zhdukura është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Go to TOP