Meksika në epërsi ndaj Afrikës së Jugut pas pjesës së parë
Meksika ka mbyllur pjesën e parë në epërsi 1:0 ndaj Afrikës së Jugut në ndeshjen hapëse të Kampionatit Botëror 2026.
Goli i vetëm i dyzet e pesë minutave të para është shënuar në minutën e nëntë nga Julian Quinones, i cili ka përfituar nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare dhe e ka dërguar topin në rrjetë nga afërsia.
Meksikanët e kanë nisur më mirë ndeshjen dhe që në minutën e katërt kanë krijuar një rast të rrezikshëm, kur Brian Gutierrez ka ekzekutuar një goditje dënimi, por topi është larguar nga mbrojtja e Afrikës së Jugut.
Skuadra vendase ka vazhduar të jetë më kërkuese gjatë pjesës së parë dhe i është afruar golit të dytë në minutën e dyzet e dytë, kur sërish Quinones ka provuar brenda zonës, por goditja e tij është përplasur në shtyllën e djathtë.
Megjithatë në dispozicion të skuadrave është edhe pjesa e dytë dhe rezultati mund të ndryshojë.
