Shkolla e Futbollit Avdurri në Doganaj të Kaçanikut ka përfunduar sot me sukses kontrollet mjekësore të fëmijëve në Mjekësinë Sportive në Prishtinë
Ky hap i rëndësishëm vjen në kuadër të përgatitjeve dhe kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin dhe zhvillimin e futbollistëve të rinj.
Për Kosova.info, trajneri Nehat Selmanaj u shpreh se fëmijët janë e ardhmja dhe meritojnë përkushtim maksimal që nga hapat e parë në sport.
“Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe duhet të kujdesemi për ta që tani. Na presin shumë angazhime dhe sfida sportive, por me punë, disiplinë dhe përkushtim synojmë të arrijmë suksese të mëdha,” tha Selmanaj.
Shkolla e Futbollit Avdurri vazhdon punën me grupmoshat e reja, duke investuar në zhvillimin sportiv dhe edukativ të fëmijëve, me synimin që në të ardhmen të nxjerrë talentë të rinj për futbollin kosovar
