Shqiponja, kampione e Kosovës te kadetet
Shqiponja e Gjakovës është kampione e Kosovës në hendboll në grupmoshën e kadeteve (U18).
Gjakovaret e siguruan titullin të martën me fitore në ndeshjen e dytë finale të plejofit.
Shqiponja fitoi ndaj Istogut në Banjë me rezultatin e ngushtë, 34:33.
Ndeshja ishte interesante dhe e fortë.
Ndeshjen e parë finale, Shqiponja e fitoi me rezultat 37:27.
Në gjysmëfinale, Shqiponja e eliminoi Besën, derisa Istogu ishte më i mirë se Prishtina. /Kosova.info/
