Nderohet dëshmori i kombit, Zejnulla Zejna
Në nderim të dëshmorit të kombit Zejnulla Zejna i cili ra heroikisht para 27 viteve në zonën e Pashtrikut sot në fshatin e tij në Sojevë të Ferizaj u bë zbulimi i shtatores.
“Ishte i ri Zejna, kur fateve të kombit mësyu, t’i jap shpirtin e tij, t’i jap gjakun e tij, t’i falë trimërinë e heroizmin luftës çlirimtare, për ta shkruar ne sot të lirë, emrin e shtrenjtë të lirisë, ëndrrën tonë shekullore të Republikës”, ka thënë Agim Aliu, Kryetar i Ferizajt.
Kurse Ejup Maqedonci, Ministër në detyrë i Mbrojtjes, ka thenw se duke përuruar shtatoret duke pasur shtatoret i bëjmë të përjetshëm Dëshmorët me veprën e tyre për Kosovën siç e bënë të përjetshme lirin tonë të ardhmen tonë Dëshmorët me vetë veprën e tyre.
Bashkëluftëtarët dhe familjarët sollën kujtime për dëshmorin Zejnullah Zejna.
“Dëshmor Zejnullah Zejna e kishte vetëm një qëllim asgjësimin total të armikut. Kur ne bëheshim tek tuk pushime Dëshmori Zejnullah Zejna kurrë nuk pushonte deri në sekondat e jetës së tij”, ka thënë Shemsi Ilazi, bashkëluftëtar i Dëshmorit Zejnullah Zejna.
“E gëzofshim e madhërofshim dhe e fuqizofshim Kosovën tonë të lirë dhe të pavarur ecuria e lirisë na bekoftë të gjithëve”, ka thënë Fevzije Zejna Sadiku, motra e Dëshmorit.
Me këtë rast u shfaq edhe një program artistik.
