Hadergjonaj thërret për tubimin përmbyllës në Prishtinë: Kosova gati për ndryshim
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numër 22, Fadil Hadergjonaj, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në tubimin e madh përmbyllës të fushatës, i cili do të mbahet më 5 qershor në Prishtinë.
Sipas njoftimit, tubimi do të zhvillohet në Sheshin “Skënderbeu” duke filluar nga ora 20:00, ku pritet të mblidhen simpatizantë dhe qytetarë të shumtë për të përmbyllur fushatën elektorale.
Hadergjonaj e ka cilësuar këtë aktivitet si një moment të rëndësishëm për të reflektuar mbi një rrugëtim të mbushur me punë, përkushtim dhe besim, ndërsa ka bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë së bashku me familjet dhe miqtë e tyre.
“Le të japim një mesazh të qartë: Kosova ka nevojë për ndryshim dhe është gati për të”, thuhet në thirrjen e tij. /Kosova.info/
