Shefi i EULEX-it në takim lamtumirës me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale: E falënderon Isufajn për bashkëpunim shumë pozitiv
Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, në një takim lamtumirës, ka falënderuar Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj për bashkëpunimin siç tha ai shumë pozitiv.
“Në një takim lamtumirës sot me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, e falënderova atë për bashkëpunimin shumë pozitiv dhe të vazhdueshëm të ofruar ndaj EULEX-it, i cili mbetet i përkushtuar për të mbështetur sistemin e drejtësisë në Kosovë”, ka shkruar Barbano në X.
