“Alternativa e komandantëve”, Musliu i përgjigjet ashpër Osmanit: Ka filluar ta humbasë kontaktin me realitetin

Kandidatja e PDK-së për deputet, Ganime Musliu, i ka reaguar ish-presidentes Vjosa Osmani, e cila mbrëmë ka folur me tone përçmuese për ish-komandantët e UÇK-së.

Ajo ka bërë me dije se ish-presidentja Osmani ka fillua ta humbasë kontaktin me realitetin.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se qëndrimet e saj janë fyerje për historinë e Kosovës.

“Kur dikush e sheh veten si të vetmen alternativë, ka filluar ta humbasë kontaktin me realitetin. T’i quash “alternativë të komandantëve” me ton përçmues është fyerje për një pjesë të historisë së Kosovës. Respekti për UÇK-në nuk është alternativë politike, por obligim kombëtar. Askush nuk është mbi qytetarët, e aq më pak mbi historinë e Kosovës. Ata që sot flasin me përbuzje për komandantët, harrojnë se liria dhe shteti që përfaqësojnë janë ndërtuar mbi sakrificën e tyre”, ka shkruar ajo.

Go to TOP