Kuçi nga Samadraxha: Mbështetja qytetare, shtysë për vazhdimin e rrugës së zhvillimit

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Blerim Kuçi, me numër 47, ka zhvilluar një takim me banorët e Samadraxhës, ku u prit me ngrohtësi dhe respekt nga qytetarët.

Kuçi theksoi se pritja në këtë lokalitet është dëshmi e lidhjes së fortë të qytetarëve me vizionin për zhvillim dhe ndryshim që, sipas tij, po ndërtohet bashkë me LDK-në.

“Mbështetja juaj është shtysë e madhe për të vazhduar me punë dhe angazhim në çdo qytet e çdo fshat të vendit”, u shpreh ai duke falënderuar banorët për mikpritjen.

Ai shtoi se përkrahja e marrë në terren po e motivon edhe më shumë për të vazhduar angazhimin politik në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.

Fushata e LDK-së po vazhdon me takime të shumta nëpër lokalitete të ndryshme, ku kandidatët po prezantojnë programin dhe kërkojnë besimin e qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme. /Kosova.info/


Go to TOP