Kuçi falënderon fshatrat e Suharekës: Mbështetje e fuqishme për rrugën drejt zhvillimit

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numër 47, Blerim Kuçi, ka vazhduar aktivitetet elektorale duke marrë mbështetje të gjerë nga qytetarët në disa fshatra të Suharekës, si Studençan, Semetishti, Nishori, Peqani, Breshanca dhe Kastërci.

Kuçi ka vlerësuar këtë përkrahje si një motiv të madh për të vazhduar angazhimin drejt zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve, duke theksuar se ndryshimi ndërtohet mbi besim, punë dhe përkushtim të përbashkët.

Ndërkohë, ai ka theksuar se edhe në Studençan është ndjerë fuqishëm mbështetja e qytetarëve për rrugën e përbashkët politike.

“Sonte në Studençan ndjemë fuqishëm mbështetjen dhe besimin e qytetarëve në rrugën tonë të përbashkët për zhvillim dhe të ardhme më të mirë. Kjo përkrahje e madhe na obligon që të vazhdojmë me punë konkrete dhe përkushtim ndaj çdo qytetari,” ka deklaruar Kuçi.

Ai në fund ka falënderuar qytetarët për mikpritjen dhe besimin, duke theksuar se angazhimi i tij do të vazhdojë me intensitet në kuadër të fushatës zgjedhore. /Kosova.info/


Go to TOP