Gashi mobilizon mbështetjen në Dardhishtë dhe “Prishtina e Re”: Qytetarët të bashkuar për ndryshim

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, ka vazhduar aktivitetet e tij elektorale me takime të ngrohta me qytetarët në lagjen Dardhishtë dhe në “Prishtina e Re”, ku mori mbështetje të konsiderueshme nga banorët.

Gashi u shpreh se pritja dhe energjia e qytetarëve në Dardhishtë dëshmuan edhe një herë unitetin dhe gatishmërinë për ndryshim. Ai theksoi se besimi dhe përkrahja që po merr gjatë këtyre takimeve janë motiv shtesë për të vazhduar më fuqishëm rrugëtimin politik.

“Nga takimet me qytetarët po marrim energji dhe besim për të çuar përpara vizionin tonë për zhvillim dhe mirëqenie,” u shpreh Gashi.

Ndërkohë, edhe në lagjen “Prishtina e Re”, kandidati i LDK-së u prit nga banorët me interes dhe entuziazëm, ku u zhvilluan biseda të hapura për nevojat dhe prioritetet e komunitetit. Gashi prezantoi programin e tij politik, duke vënë theks te përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Sipas tij, mbështetja që po merr nga qytetarët tregon qartë se ekziston një vullnet i fortë për një qasje të re qeverisëse, ku interesat e qytetarëve vendosen në qendër të vendimmarrjes.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen këtij rrugëtimi, duke kërkuar mbështetje për Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 113 dhe për kandidaturën e tij me numër 31 në zgjedhjet e ardhshme. /Kosova.info/


Go to TOP