Xhafer Gashi fton qytetarët e Dardhishtës në takim elektoral këtë të martë
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Gashi, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në një takim elektoral që do të mbahet me banorët e Dardhishtës.
Takimi do të zhvillohet më 2 qershor 2026 (e martë) duke filluar nga ora 18:00, në ambientet e shkollës SHFMU “Abdurrahmon Gërguri” në Dardhishtë.
Në këtë tubim pritet të prezantohen programi dhe prioritetet politike, si dhe të diskutohen çështje me interes për banorët e kësaj zone.
Përveç mbështetjes për kandidatin Gashi, ftesa përfshin edhe thirrjen për votë për Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku, si pjesë e listës zgjedhore të LDK-së.
Organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen këtij takimi për të dëgjuar nga afër ofertën politike dhe për të bashkëbiseduar mbi zhvillimet aktuale. /Kosova.info/
