Kuçi nga Theranda: Ndryshimi nuk pritet, por po vjen nga vet qytetarët

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Blerim Kuçi, ka zhvilluar një tubim elektoral në Therandë, ku theksoi se qytetarët tashmë janë të vendosur për ndryshim.

Sipas tij, Theranda nuk është më në pritje të ndryshimit, por është vetë forca që po e sjell atë. Ai vlerësoi pjesëmarrjen e madhe në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” duke e cilësuar tubimin si dëshmi të një mobilizimi të fuqishëm qytetar.

Kuçi falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe besimin e dhënë duke theksuar se ky nuk ishte thjesht një aktivitet elektoral, por një moment që reflekton unitetin dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen.

“Mesazhi është i qartë: Theranda e do ndryshimin dhe fitoren. Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi ku shpresa do të kthehet në vepra konkrete”, u shpreh ai.

Në përmbyllje, kandidati i LDK-së bëri thirrje për bashkim duke theksuar se vetëm së bashku mund të arrihet një Kosovë më e fortë dhe më e zhvilluar. /Kosova.info/


Go to TOP