Breznica dhe Kozarica në mbështetje të fuqishme për Xhafer Gashin dhe LDK-në
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Gashi me numër 31, ka marrë mbështetje të fuqishme nga banorët e Breznicës dhe Kozaricës gjatë takimeve të fundit me qytetarë.
Gashi theksoi se këto dy lokalitete i kanë qëndruar gjithmonë pranë vizionit të LDK-së dhe bashkimit të së djathtës duke dëshmuar vazhdimisht përkushtim dhe besim ndaj këtij subjekti politik. Sipas tij, kur Breznica dhe Kozarica rreshtohen në mbështetje, fitorja bëhet edhe më e sigurt.
Ai falënderoi qytetarët për përkrahjen e palëkundur duke i ftuar ata që të vazhdojnë mobilizimin për zgjedhjet e ardhshme.
“Bashkohuni edhe ju në këtë rrugëtim për ndryshim dhe zhvillim,” është shprehur Gashi duke rikujtuar numrin 113 për LDK-në dhe numrin 31 si kandidatin e tij në listë. /Kosova.info/
