Xhafer Gashi nga Grashtica: Të bashkuar dhe të vendosur për ndryshim
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Gashi me numër 31, ka zhvilluar një takim me banorët e Grashticës, ku ka shprehur mirënjohjen për pritjen dhe mbështetjen e tyre.
Gashi bëri të ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar hapur për sfidat dhe problemet me të cilat përballen qytetarët në përditshmërinë e tyre duke theksuar se zgjidhjet për këto çështje janë pjesë e angazhimit të tij politik.
Ai nënvizoi se fryma e bashkimit dhe vendosmëria e qytetarëve ishte e dukshme duke e cilësuar këtë si një sinjal të qartë për rrugëtimin drejt ndryshimit.
Në fund, Gashi u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen LDK-së dhe ta mbështesin në zgjedhjet e ardhshme duke kërkuar votën për subjektin me numër 113 dhe për kandidatin me numër 31. /Kosova.info/
