Finalet e mëdha të WTT Feeder Prishtina 2026, nesër shpallen kampionët
Nesër zhvillohet dita përmbyllëse e turneut WTT Feeder Prishtina 2026, ku pritet të kulmojnë emocionet dhe të kurorëzohen kampionët e këtij edicioni.
Programi nis nga ora 10:00 me gjysmëfinalet e konkurrencave individuale, ku sportistët do të japin maksimumin për të siguruar një vend në finalet e mëdha.
Në pjesën e pasdites duke filluar nga ora 16:30, do të zhvillohen finalet e çifteve duke përcaktuar fituesit në këtë disiplinë.
Dita përmbyllet me momentin më të shumëpritur – finalet e disiplinave individuale për femra dhe meshkuj, ku do të shpallen kampionët e këtij edicioni.
Një ditë e mbushur me intensitet, cilësi të lartë dhe emocione sportive pritet të zhvillohet në Pallati i Rinisë dhe Sportit, ku tifozët janë të mirëpritur për të ndjekur nga afër përballjet finale. /Kosova.info/
