Të dielën mbrëma finalja e katërt
Titulli i kampionit për Kastriotin apo barazim i rezultatin në 2:2 në serinë finale të plejofit nga Rahoveci?
Kjo do të vendoset të dielën prej orës 20:00, kur në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec zhvillohet ndeshja e katërt e serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Takohen Rahoveci e Kastrioti, kurse shpresohet në numër të madh shikuesish dhe atmosferë të bukur sportive.
Pas tri ndeshjeve të para, rezultati është 2:1 në të mirë të ferizajasve.
Kastrioti ndeshjen e parë në Ferizaj e fitoi me rezultat 37:31. Rahoveci fitoi 34:24 si vendas për të barazuar rezultatin në 1:1.
Të mërkurën në Ferizaj, Kastrioti fitoi 25:23. Ndeshja e tretë ishte më interesantja e finales deri më tani. Tjetër ndeshje dramatike e interesante pritet të dielën mbrëma.
Rahoveci është kampion në fuqi. Ka fituar titullin në dy kampionatet e kaluara. Janë edhe titujt e parë për “vreshtarët”.
Kastrioti e pret titullin e kampionit që nga viti 2011.
