Hadergjonaj: Shtimja jep mbështetje të fuqishme për LDK-në dhe ndryshimin
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me numër 22, Fadil Hadergjonaj, ka deklaruar se qytetarët e Shtimes kanë treguar mbështetje të madhe për vizionin e kësaj partie dhe për ndryshimin në vend.
Përmes një mesazhi publik, Hadergjonaj theksoi se mobilizimi i qytetarëve në këtë komunë ishte i jashtëzakonshëm, duke e cilësuar si sinjal të qartë për mbështetjen ndaj LDK-së në prag të zgjedhjeve.
Ai falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për energjinë dhe besimin e treguar duke shtuar se kjo përkrahje është motiv shtesë për të vazhduar angazhimin drejt fitores më 7 qershor.
“Ndryshimi ka nisur. Bashkohu!”, ka përfunduar ai mesazhin e tij. /Kosova.info/
