Gashi fton qytetarët në Mazgit dhe Obiliqin e Vjetër, pjesë edhe Osmani e Abdixhiku
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, me numër 31, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në dy takime elektorale që do të mbahen të shtunën, më 30 maj 2026, në Mazgit dhe në Obiliqin e Vjetër.
Takimi i parë do të zhvillohet në fshatin Mazgit duke filluar nga ora 20:00, në lokacionin te familja Isufi. Ndërsa, takimi i dytë do të mbahet në Obiliqin e Vjetër, nga ora 20:30, në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Pandeli Sotiri”.
Në këto tubime do të marrin pjesë edhe figura të larta të LDK-së, përfshirë kandidaten për Presidente, Vjosa Osmani (nr. 01), dhe kandidatin për Kryeministër, Lumir Abdixhiku (nr. 02).
Gashi ka theksuar rëndësinë e këtyre takimeve për të bashkëbiseduar me qytetarët dhe për të prezantuar programin dhe vizionin e LDK-së për zhvillimin e vendit. /Kosova.info/
