WTT Feeder Prishtina 2026 vazhdon me duele të forta, 8 sportistë kalojnë tutje
Dita e dytë e WTT Feeder Prishtina 2026 u karakterizua nga ndeshje intensive, rivalitet i fortë dhe emocione të shumta në Pallati i Rinisë dhe Sportit.
Gjatë ditës së sotme u zhvilluan ndeshjet e fazës “Qualification Draw”, ku garuan 16 sportistë, ndërsa 8 prej tyre siguruan kualifikimin për fazën e radhës që zhvillohet nesër.
Përballjet në tavolinë sollën lojëra të forta dhe rezultate të ngushta duke dëshmuar nivelin e lartë të konkurrencës dhe cilësinë e sportistëve pjesëmarrës në këtë event ndërkombëtar.
Gjatë gjithë ditës, sportistë nga vende të ndryshme ofruan performanca të shkëlqyera dhe duele atraktive duke e kthyer këtë turne në një nga ngjarjet më interesante sportive që po zhvillohen aktualisht në vend.
Garat vazhdojnë edhe nesër me fazat e ardhshme të turneut, ku priten përballje të tjera të forta dhe emocione të reja për tifozët e pingpongut.
Organizatorët ftojnë qytetarët të jenë pjesë e kësaj atmosfere sportive në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. /Kosova.info/
