Vrasje në Prishtinë, dyshohet për një person të vrarë tek “Banesat e Bardha”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, më saktësisht tek zona e njohur si “Banesat e Bardha”.

Sipas burimeve të Kosova Info nga vendi i ngjarjes, dyshohet për një vrasje, ndërsa në lokacion kanë dalë njësitë policore dhe ekipet emergjente.

Pamjet e siguruara tregojnë prezencë të madhe të policisë dhe lëvizje të ekipeve në terren, derisa zona është rrethuar për hetime.

Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës lidhur me rastin dhe motivet e ngjarjes.

Kosova Info do t’iu mbajë të informuar me zhvillimet e fundit.

Go to TOP