Kuçi nga Nepërbishti dhe Tërrnja: Koha për dalje nga bllokadat dhe stabilitet politik

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Blerim Kuçi, me numër 47, ka zhvilluar bashkëbisedime të hapura me qytetarët e Nepërbishtit dhe Tërrnjes, ku u diskutuan sfidat aktuale me të cilat po përballet vendi.

Kuçi theksoi nevojën për bashkim rreth së djathtës, duke vlerësuar se vetëm përmes unitetit politik mund të arrihet stabiliteti institucional dhe zhvillimi ekonomik në Kosovë. Ai nënvizoi se vendi ka nevojë për institucione funksionale, përgjegjësi në vendimmarrje dhe një vizion të qartë për të ardhmen.

Sipas tij, qytetarët meritojnë zgjidhje konkrete dhe jo kriza të vazhdueshme politike apo zgjedhje të njëpasnjëshme. Kuçi bëri thirrje për tejkalimin e bllokadave institucionale dhe krijimin e një ambienti më të sigurt dhe të qëndrueshëm për qytetarët.

Në fund, ai ftoi qytetarët që t’i bashkohen vizionit të LDK-së për një Kosovë më stabile dhe me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. /Kosova.info/

Go to TOP