Dita e dytë e WTT Youth Contender Prishtina 2026: Talentët kosovarë në kërkim të çerekfinaleve

Sot vazhdon dita e dytë e garave ndërkombëtare të pingpongut WTT Youth Contender Prishtina 2026, që po zhvillohen në Pallati i Rinisë dhe Sporteve.

Programi i ditës ka nisur me ndeshjet në kategoritë Mixed Doubles U15 dhe U19, për të vijuar më pas me përballje të forta në fazën çerekfinale për kategoritë U13 dhe U17, si për vajza ashtu edhe për djem.

Pas një dite të parë me emocione dhe nivel të lartë gare, edhe sot priten duele interesante mes sportistëve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë, të cilët po garojnë për kualifikim në fazat e mëtejshme të turneut.

Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet përfaqësuesve të Kosovës, që kanë arritur të sigurojnë kalimin në fazat eliminuese. Denat Makolli, Det Konushevci, Erina Vranovci dhe Imran Duraki do të zbresin në fushë nga ora 15:15, në përballje që pritet të sjellin emocione dhe përkrahje të madhe nga publiku vendas.

Organizatorët u bëjnë thirrje mediave, tifozëve dhe qytetarëve që të jenë pjesë e këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar dhe të mbështesin talentët e rinj në rrugëtimin e tyre drejt suksesit. /Kosova.info/


Go to TOP