Kuçi paralajmëron krizë kushtetuese: Më 4 tetor Kosova rrezikon të mbetet pa President

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Blerim Kuçi, ka ngritur alarmin për një paqartësi të rrezikshme kushtetuese në vend, gjatë një takimi me banorët e Budakovës dhe Stravuçinës.

Sipas Kuçit, afati gjashtëmujor i Ushtruesit të Detyrës së Presidentit është drejt përfundimit, ndërkohë që Kuvendi i Kosovës mbetet i shpërbërë duke krijuar rrezikun që më 4 tetor vendi të mbetet pa President dhe pa ushtrues detyre.

Ai e cilësoi një situatë të tillë si të papranueshme për një shtet demokratik duke kërkuar reagim të menjëhershëm institucional për të shmangur një vakum që mund të kthehet në precedent të rrezikshëm.

Kuçi theksoi se vendi ka nevojë urgjente për qartësi kushtetuese, funksionalizim të institucioneve dhe zgjidhje serioze politike. Ai u zotua se, nëse zgjidhet deputet, do të angazhohet që kjo çështje të trajtohet me prioritet të lartë duke përfshirë ekspertizë profesionale dhe përgjegjësi të plotë shtetërore, deri në mbylljen e boshllëqeve ligjore. /Kosova.info/


Go to TOP